Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në edicionin e 23-të “Symi Symposium” në Athinë organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri grek George Papandreou.

Duke folur përpara të pranishmëve, Kryeministri Edi Rama nuk la pa përmendur qeverisjen elektronike që sipas tij shpëtoi Shqipërinë gjate pandemisë për shkak të shumë shërbimeve që tashmë ofrohen online.

Nga ana tjetër, Kryeministri Rama kërkoi që të ketë një bashkëpunim rajonal në mënyrë që të ecim përpara. Ai mori si shembull energjinë elektrike duke u shprehur që me anë të bashkëpunimit do të shmangen mungesat e energjisë kur një shtet ka periudhën që nuk prodhon vetëq energji.

“Kemi mjaft punë të rëndësishme të cilat janë në planifikim e siper. Ja kemi dalë që të kryejmë një ndryshim shumë të shpejtë sa i takon qeverisjes elektronike. Gjatë Covid kjo ishte ajo që na shpëtoi. Mendoj se sa më shumë të bëjmë në vendet tona kjo ka kufizimet e veta. Nëse duam të vërtetë të hidhemi në një fazë tjetër na duhet bashkëpunimi rajonal. Duhet të kemi një vizion me zgjidhje të pëerbashketa. Mundësinë për të pasur hapësira më të mëdha. Është shans i madh për ne të kemi një politikë të përbashket energjitike. Për të mos pasur mundësi për të plotësuar neojat në kohen kur na duhet. Disa vite më parë kam parë një guidë shumë të thjeshtë turistike. Turizmi ishte mjaft modest, por guida i jepte hartë të shtigjeve të vendeve të tjera. Në turizëm ne shohim shumë potencial. Gjatë viteve të mëparshme të tranzicionit duke ndërtuar një pjesë të madhe të bregdetit. Do përpiqemi ta mbajmë sa mundemi zhvillimin nën kontroll. Natyrisht që është me e lehtë ta thuash se ta bësh”, tha Rama.

Fax