Kryeministri Edi Rama pak çaste më parë ka shkuar në presidencë, ku ka qëndruar për 30 minuta. Kjo është vizita e parë e Ramës në presidencë, pasi Begaj mori drejtimin e këtij institucioni.

Jo-zyrtarisht mendohet se temat kryesore për të cilat Rama dhe Begaj diskutuan janë siguria dhe zgjedhjet lokale. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj gjatë ditës së sotme mori pjesë në ceremoninë e 25-vjetorit të shkollës së Magjistraturës, ku mbajti dhe një fjalë përshëndetëse.