Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez do të takohet me Zelensky në Kiev këtë javë

Kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez do të udhëtojë në Kiev në ditët e ardhshme për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ai nuk dha më shumë detaje duke thënë se nuk mund të jepte më shumë detaje për arsye sigurie.

Kujtojmë që pak ditë më parë, Spanja njoftoi se do të rihapte ambasadën e saj në Kiev “në ditët në vijim”. Ambasada u mbyll me personel të evakuuar në Varshavë, në Poloninë fqinje, menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës në fund të shkurtit.

Rihapja do të jetë “një shenjë e re e përkushtimit të qeverisë dhe shoqërisë spanjolle ndaj popullit ukrainas”, tha Sanchez për TV spanjoll Antena 3 të hënën.