Prokuroria i Përgjithshëm, Olsian Çela, gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve për punën e institucionit që ai drejton, tha se nëse ka nevojë për hartimin e një Kod të ri Penal, atëherë grupet propozuese duhen të shtrojnë argumentet që shkojnë në favor të këtij vendimi.
“Nëse ka nevojë për një Kod të ri Penal, duhen argumente. Kodi i ri Penal ka nevojë për përmirësim”, theksoi ai.
Ai theksoi më tej se ka nevojë urgjente për të ndryshuar ligjin për sistemin e vlerësimit të prokurorëve në Shqipëri. Kryeprokurori i Shqipërisë u shpreh se sistemi aktual i vlerësimit të prokurorëve ka dështuar.
“Sistemi i vlerësimet ka problem serioze. Ka nevojë të rishikohet ligji për sistemin e vlerësimit të prokurorëve”, u shpreh ai.