
“Në 2025 Benet Beci iu bën presion njerëzve me ndihmë sociale, duke i kërcënuar se do ua ndërpresë atë nëse nuk votojnë PS. I infiltruari i Sali Berishës erdhi me mision që të shkatërrojë PS në bashkinë e Shkodres nuk ka asnjë drejtor socialist, janë të gjithë të ardhur nga PD.
Beneti është sigël e PS por bën punët e PD. Iu bëj thirrje socialistëve të votojnë PSD se pas zgjedhjeve Beneti do shkojë në burg. Vota për PSD është nderi më i madh që i bëjmë Benetit”, është shprehur Tom Doshi.
Gjatë takimit me banorët e lagjes “Mark Lula” në Shkodër, kreu i PSD shpalosi bindjen për të marrë 3 mandate në kryeqendrën e veriut. Kurse kryebashkiakut Benet Beci i tha se pas zgjedhjeve të 11 Majit, vendi i tij do të jetë në qeli.
“Këta kanë hallin se ne marrim 3 deputetë, se për 2 e kanë pranuar vetë. Kam besim se administrata dhe ata që marrin ndihmë sociale dhe që kanë probleme shëndetësore do votojnë PSD.
Unë kam qenë 20 vjet që kam qenë edhe në krye të PS së Shkodrës, por karakterin tim të fortë nuk e durojnë servilat e PS. Ata që janë në lisën e mbyllur nuk kanë lidhje me PS e Shkodrës, ndaj socialistët të votojnë PSD dhe Tom Doshin sepse unë jam deputet”, ka thënë Tom Doshi.
