Kryetari I PSD për qarkun e Elbasanit Erion Murataj është rikthyer në fshatin Griqan i poshtëm me kërkesë të banorëve për të ridenoncuar gjendjen e rrezikshme të rrugës që të zbret në një nga lagjet e banuara të fshatit.
Më shumë se një muaj më parë Erion Murataj denoncoi rreshqitjen e rrugës e cila për shkak të ndërhyrjes nga autoritetet vendore po kthehet në rrezik për ata që jetojnë këtu.
Duke iu dal në krah banorëve që po kalojnë javë të vështira për shkak të rrugës Murataj i ka bërë thirrje publike institucioneve vendore për ndërhyrje të menjëhershme në mënyrë që të mbrohen banorët në të kundërt përgjegjësit do të përballen me autoritetet.
Gjendja aktuale e rrugës
Lojtës Videosh
00:00
