Këtë fundvit kryetari i PSD Erion Murataj i cili njëkohësisht është edhe antar i këshillit bashkiak Elbasan ka vendosur tju vij në ndihmë familjeve në nevojë.

Murataj ka vendosur që të dhurojë pagën e këshilltarit që prej fillimit të mandatit për familjet elbasanase që nuk kanë mundësi ekonomike të festojnë natën e ndërrimit të viteve.

Përmes disa pakove festive Erion Murataj iu ka dhuruar buzëqeshje sidomos fëmijëve të cilët më shumë se kushdo gëzojnë për festat.

Jo rrallë herë antari I Këshillit bashkiak të PSD Erion Muratajt është gjendur pranë njerëzve në nevojë duke dhënë shembullin se mbi gjithçka duhet të jemi njerëz human.

Postimi i plotë :

Erion Murataj “Në Korrik të vitit 2023 jam mandatuar si anëtar i këshillit bashkiak Elbasan falë besimit që më dhanë qytetarët.
Ky mandat shpërblehet në bazë të ligjit me 15.000 lek të rinj çdo muaj deri në shtatorin e këtij viti dhe me gati 26.000 lek nga shtatori e në vijim.
E kam thënë dhe më parë që unë ha vetëm bukën time atë të fituar me punë e djersë .
Ndaj çdo qindarkë e shpërblimit tim si këshilltar nga korriku i 2023, këtë fundvit do ti shkojë si pako dhuratë familjeve në nevojë të Elbasanit.
Jam i sigurtë se këto pako nuk do ti ndryshojnë jetën por të paktën natën e ndërrimit të viteve do mund ti mbushi tryezen e vjedhur nga politika e të paburrave të 33 viteve.
Gjithmonë me qytetarët!
I juaji Erion Murataj!