Gjykata e Apelit mori vendimin pas më shumë se 3 orësh që ishin tërhequr, në lidhje me vulën e Partisë Demokratike. Ajo vendosi të rrëzojë “Rithemelimin” e Sali Berishës dhe ta cojë çështjen për rigjykikm në Gjykatën e Shkallës së Parë.Grupi i Enkelejd Alibeajt përfaqësohej në seancë nga avokati Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi, ndërsa përfaqësuesit e Sali Berishës ishte Ivi Kaso, Oerd Bylykbashi dhe Ledina Mandia.