Një lokal në fshatin Krahës në Tepelenë ishte kthyer dhe përshtatur ne ambient për shitje të lëndës narkotike.
Për këtë u arrestua pronari i lokalit dhe një person tjetër, i cili dyshohet se siguronte lëndën narkotike për ta shitur.
Të arrestuarit janë Astrit Çela dhe Haki Rama, ndërsa është shpalluar në kërkim Xhorxhi Shehu, i përfshirë në këtë veprimtari kriminale./ abcnews.al