Kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 14 fëmijë dhe 5 gra shqiptarë nga kampi i ferrit Al Haël. Gratë dhe fëmijët shoqërohen nga kryeministri Edi Rama, ministri i brendshëm Bledi Çuçi, dhe të tjerë përfaqësues të lartë të shtetit.

Rama: 

Ishte një operacion i gjatë dhe i ndërlikuar, me ndihmën e konsullit shqiptar në Liban, të cilët i kam falenderuar edhe personalisht. 

Është një ngjarje pozitive mendoj, ne nuk do të ndalemi këtu, ka dhe një operacion tjetër për tu zhvilluar, për një numër që nuk e dimë saktësisht, pasi ka një punë në terren për të gjetur ata persona në vrimat e zeza, llogarisim një numër pak a shumë të njëjtë me këtë të sotmin, duke menduar tashmë se më shumë se gjysma është marrë. 

Një rol të rëndësishëm ka luajtur struktura e antiterorit, ministrin e falenderoj, pasi prej muajsh ka ndjekur operacionin, ka pasur dhe një vizitë në Bejrut, është një premtim që do ta mbajmë deri në fund.