Rrëmbimi, vrasja dhe mbulimi me baltë i Mateos në fshatin Greçalli të Fierit ka tronditur të gjithë shoqërinë. Një pjesë e madhe e opinionit publik kërkojnë rikthimin e dënimit me vdekje.
Kryeministri Edi Rama në konferencë për median tregon se kthimi i një dënimi të tillë nuk është as i mundur as shkop magjik për të parandaluar të tilla ngjarje që ndodhin në të gjitha shoqëritë.Edi Rama: Mirëkuptoj këtë reagim në emocionet shumë ekstreme të momentit nga një pjesë e konsiderueshme të shoqërisë por çështja e dënimit me vdekje është çështje e adresuar kohë më parë si çështje e civilizimit.
Në adresimin e kësaj çështjeje ka pasur një proces të gjatë kur janë hedhur nga vendet e para hapat për heqjen e dënimit me vdekje të cilat kanë folur qartësisht se jo vetëm në aspektin moral por dhe në aspektin praktik, dënimi me vdekje nuk i bën të paevitueshme për shoqëritë ngjarje të tilla. Fatkeqësisht shoqëritë edhe në vende më të zhvilluara i kanë këto qënie që janë në gjëndje të shkojnë deri në shfaqjet më ekstreme të asaj që ka mbetur nga kafsha në qënien e njeriut.
Rikthimi I dënimit me vdekje nuk është as i mundur as shkop magjik për të parandaluar të tilla ngjarje që ndodhin në të gjitha shoqëritë