Vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat fare të pakta kalimtare në pjesën e parë të ditës.
Në territorin Shqiptar, ditën e sotme pritet të mbajë mot kryesisht me diell. Rrallë në disa zona priten vranësira lokale, ndërsa nëpër lugina pritet të ketë mjegull. Kryesisht do dominojnë temperaturat e larta.
