Edhe për sot vendi ynë do të ndikohet nga relativisht të njejta kushte atmosferike. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare.
Duke filluar nga orët e mesditës shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Vranësirat përgjatë relieveve kodrinore – malore në lindje dhe jug të territorit do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershëm me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.
Lokalisht këto reshje në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe rrufe.