Pamjet tronditëse të një gruaje që shihet duke bërtitur që ka humbur foshnjën e saj derisa një anije migrantësh fundoset në Detin Mesdhe janë publikuar së fundmi nga një organizatë bamirësie.
“Nuk do ta shoh fëmijën tim. Kam humbur fëmijën tim. Pse më ndodhi mua kjo? Ku është fëmija im?”, thotë gruaja që qanë derisa gjendet tek një varkë gome që i përket organizatës jo-qeveritare “Spanish Open Arms”.
Ajo shihet duke kërkuar me dëshpërim fëmijën e saj derisa i drejtohet detit, ku migrantët e tjerë po shpëtohen nga ky incident.
Organizata Open Arms tha se rreth 100 migrantë ishin në anije kur ajo filloi të fundosej në brigjet e Libisë.
Foshnja gjashtëmuajshe e gruas, Joseph, më vonë u zbulua se ishte mbytur së bashku me pesë migrantë të tjerë.
Ata të gjithë u dërguan me anë të helikopterit të Rojës Bregdetare italiane në një spital në Maltë.