Pyetje: Vendimi i shpalljes non-grata. Pse?
Berisha: Unë jam admirues i bindur për SHBA-të, në mënyrë të padiskutueshme. Po marr vetëm një moment. Richard Shiften erdhi për të kërkuar ndërprerjen e gjyqit, unë i them nuk e kam këtë kompetencë. Falja presidenciale mund të bëhet pas. I bëra të qartë se sapo të dënohen, unë mund të ushtroj kompetencat e mia. Ai kërkonte urdhërimin nga ana ime të lirimit të tyre. Më kanë thënë fjalë jo të mira për të. Më erdhi i ndjeri Richard … Unë nuk e kisha tagrin për të plotësuar një kërkesë të SHBA-ve. Pas kësaj presidenti Klinton më priti në mënyrën më të ngrohte në shtepinë bardhë. Unë ja shpjegova ambasadorit Shiften që nuk ishte kompetencë e imja. Nëse e kthen Berishën mbrapa në diktature do gjesh një njeri të mirëvendosur në shkencën ku punonte. Kishte publikime nga më seriozet. Dy gjëra më shtynë. E para. Ne me shokët e mi flisnim gjithccka pa kufi. Dilnim në kolektiv dhe thonin të kundërtat. E dyta. Ccdo gjë jepej partia nuk gabon. Leje pastaj të thoje shoku Enver gabon, dënohej me burg. As SHBA-të dhe asnjeri nuk dalin jashte gabimeve. Gabimet janë të pashmangshme.
Pyetje: Ku gabuat me amerikanët që u shpallet non-grata?
Berisha: Unë nuk kam gabuar, por u shpalla non-grata pas qëndrimit tim për George Soros. Janë ligjvënës amerikanë dhe ish-zyrtarë që thonë të njëjtën gjë. Unë nuk mendoj se kam gabuar me George Soros, sepse e konsideroj një armik të shqiptarëve. Sot kemi nje Rëepublikë të Soros në Shqipëri. Ku është drejtësia sot? Nese PD vjen ne pushtet, George Soros do shpallet non-grata.