Juristi i njohur Ylli Manjani ka bërë një reagim lidhur komentet agresive ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili deklaroi pak ditë më parë se ka ngritur padi ndaj zyrtarit amerikan Blinken dhe për këtë ka pajtuar një avokat francez.
Manjani shprehet me humor se të njëjtët njerëz që e akuzojnë Berishën se është i korruptuar, janë ata që bëjnë dhe pyetjen e famshme se ku i gjen ai lekët. Në rast se besojnë te e para, atëherë kundërshtarët e Berishës nuk kanë pse bëjnë pyetjen e dytë.
Postimi i Manjanit
“Ku i gjen paratë për avokatin francez”?- pyesin mediat që e urrejnë Berishën prej vitesh.
Në thelb kjo pyetje tregon se edhe ata, pra urrejtësit e Tij, nuk e besojnë argumentin se “Berisha është i korruptuar”. Ndryshe përse do pyesnin ku i gjen paratë?! Një “të korruptuari” nuk i bëhet pyetje ku i gjen paratë e avokatit se është budallëk…
Të puthsha mendjen!- i thonë këtij muhabeti…