Infermieri Eri Telhallari është duke luftuar që të mos humbë këmbën e tij të djathtë, si pasojë e një sëmundje nga e cila vuan që prej fëmijërisë, ku mjekët kanë qenë të detyruar që t’i presin atij këmbën e majtë.
Në një kohë që institucionet heshtin për ti mundësuar atij një operacion të kushtueshëm jashtë vendit, kolegë dhe miq të infermierit kanë kërkuar ndihmë në rrjetet sociale, për të grumbulluar shumën e nevojshme prej 35 mijë eurosh.
Kreu i shoqatës së infermierëve Elson Jaçaj në një postim në rrjetet sociale, apelon që i riu të ndihmohet, në mënyrë që të mos humbasë të dyja këmbët e tij.
Postimi i plotë:
Ndersa ditet kalojne Eri Telhallari akoma eshte ne lufte me jeten. Fatkeqesisht krah ti institucionet qe duhet te ishin po heshtin, fatkeqesisht bamiresit dhe fondacionet qe duhet ta ndihmonin po heshtin pasi Eri nuk do qe thjesht te bejne shoë me te por ta ndihmojne per te shpetuar kemben tjeter dhe jeten.
Fatkeqesisht mediat me shume jane te insteresuara per te bere lajm se sa jane tarifat e pushimeve,e ku shkojne politikanet sesa te sensibilizohen me nje person qe po lufton me jeten. Ku eshte humanizmi sot? Ku jane koleget sot qe duhet te mbeshtesin kolegun e tyre???
A e dini se te shpetosh jeten e nje infermieri ke shpetuar shume jete pasi cdo infermier u sherben shume jeteve te tjera. A e dini se sa femijeve e sa pacienteve u ka sherbyer dhe u sherben Eri dhe ne kete kohe qe vete eshte ne nevoje.
Ne jemi ata qe shpetojme jete por jeta keshtu qenka, sot Eri eshte ne nevoje qe te gjithe bashke te kontribojme per te shpetuar jeten e tij. Une besoj se nese te gjithe kontribojme nga pak mund te arrijme shumen qe i duhet Erit per nderhyrjen e tij.
Sot ndersa ben plane beje dhe Erin pjese te planit tend per ta ndihmuar. Ndersa ti lutesh beje dhe Erin pjese te lutjes tende qe ai te jete i sheruar. Mos harro cfare mbjell njeriu korr ndoshta neser edhe ti mund te kesh nevoje per secilin prej nesh.
fax web