Ndodhin dhe këto. Një 27 vjeçar është arrestuar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në policinë Fier pasi akuzohet se ka mashtruar një shtetase.

Djaloshi nga Vlora ka mashtruar shtetasen A. C., duke i premtuar se do e ndihmonte për të bërë gjyqin e divorcit me bashkëshortin e saj dhe i ka dhënë dy vendime të Gjykatës së Shkallës Parë Fier të dyshuara të falsifikuara.

“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, u ndalua shtetasi A. H., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka mashtruar shtetasen A. C., duke i premtuar se do e ndihmonte për të bërë gjyqin e divorcit me bashkëshortin e saj dhe i ka dhënë dy vendime të Gjykatës së Shkallës Parë Fier të dyshuara të falsifikuara.”