Cistat epirdermoide janë dukuri relativisht e zakonshme për shumë njerëz.

Disa i referohen cistave epidermoide si cista dhjamore, por kjo është gabim.

Sipas klinikës Mayo, cistat dhjamore vërtetë janë të rralla dhe origjinën e kanë nga gjëndrat dhjamore.

Zakonisht pa dhimbje, cistat epidermoide shpesh nuk kërkojnë trajtim.

Megjithati, nganjëherë infeksioni ose paraqitja e tyre mund të çojë deri në kërkimin e një mënyre për largimin e tyre.

Ndërsa sigurisht që ka mënyra mjekësore për të trajtuar këto cista, shumë njerëz zgjedhin një mënyrë natyrale për shërimin e tyre.

Aloe Vera

Aloe Vera ka qenë prej kohësh dhe ende përdoret si një agjent qetësues i lëkurës.

Ju mund të aplikoni direkt tek cista për rezultate më të shpejta ose ju mund të pini lëng Aloe Vera.

Uthulla e mollës

Acidi acetik që gjendet në uthull të mollës është një agjent i dobishëm në luftën kunder cistave.

Ai punon për të mbrojtur lëkuren nga bakteret dhe vret infeksionet.

Aplikojeni direkt uthullën e mollës në zonat e infektuara dhe mbuloni me një fashë.

I njëjti proces duhet të kryhet për disa javë.

Cista do të thahet dhe do të zhduket, ndërsa pastaj zona duhet të mbahet e pastër që lëkura e re të zhvillohet brenda jave.

Qumështi

Qumështi është një tjetër mundësi për heqjen e cistave.

Thjesht aplikojeni qumështin në vendin e cistës me anë të një pambuku.

Me përdorim të përsëritur, cista do të reduktojë madhësinë dhe do të shërohet shpejtë.

Mjalti

Mjalti është dëshmuar të jetë një aleat i madh i lëkurës dhe gjithashtu ndihmon në heqjen e cistave.

Vendos mjaltin direkt në zonën e infektuar dhe mbuloni me një leckë gjatë natës.

Aplikimi i rregullt siguron shërim të shpejtë.

Vaji i Kastorit:

Ky vaj bën reduktimin e menjëhershëm të madhësisë së cistës, madje shpesh edhe brenda natës.

Aplikojeni në zonën e infektuar në mënyrë të përsëritshme dhe zhdukni cistat.

Është me rëndësi të këshilloheni me dermatologun tuaj për metodat alternative që vendosni t’i aplikoni.

Expres