Pas deklaratës së tij se kishte telefonuar Belind Këlliçin ditën e protestës, Presidenti Meta ka publikuar mesazhet e tij me të, ku shihet se i ka kërkuar që të mos prekej asnjë makinë në oborrin e selisë blu.
Meta i ka kërkuar Këlliçit që të ruante dhe kontrollin paqësor të protestës ndërsa ky i fundit i ka thënë ‘Po!”.
Në konferencën e sotme për shtyp kreu i shtetit theksoi se dënon dhunën e përdorur ndaj godinës dhe protestuesve me 8 janar dhe se organet ligjzbatuese duhet të vënë autorët para drejtësisë.
Biseda me sms në WhatsApp mes Presidentit Meta dhe Belind Këlliçit:
Këlliçi: President, se sa mbaruam mbledhjet organizative me të rinjtë. Të përshëndes!
Meta: Kujdes, të mos preket asnjë makinë në oborr, se provokim është!
Këlliçi: Po, po, s’bëhet fjalë!
Meta: Mos humbnu kontrollin paqësor të protestës!
Këlliçi: Po!

(E.D/faxweb.al)
