Në fjalën e tij me rastin e 33-vjetorit të krijimit të Partisë Demokratike, kreu Lulzim Basha iu përgjigj pyetjes që bëhet shpesh prej qytetarëve se kujt i përket PD-ja.

Basha thotë se pavarësisht zhgënjimeve të fundit në këto 2 vite, kjo parti i përket shoqërisë shqiptare. Ai shton se PD-ja është parti euro-antlantike, pluraliste dhe e rinisë shqiptare.

Basha shprehet se kemi bërë zgjedhjen tonë duke dalë mbi interesa personale. Prandaj sipas tij, Partia Demokratike është e Shqipërisë.

Lulzim Basha: E di qe ne kete pervjetor nuk jemi aty ku do te donim te ishim!
E di që në këtë përvjetor nuk i kemi ne krah te gjithe!
E di që në këtë pervjetor shumë nga njerëzit që punuan dhe kontribuan për Partinë, nuk janë këtu me ne.
E di qe ne kete pervjetor jemi zhgenjyer nga shume per te cilet vetem kemi dhene keto vite.
E di qe ne kete pervjetor nje pjese e jona sillet akoma rrugeve, e verbuar nga interesi personal e frikesuar nga gjykimi i historise e trembur nga dora e drejtesise!
E di qe sot shume qytetare pyesin: E KUJT ESHTE PARTIA DEMOKRATIKE?
Partia Demokratike është partia e shoqërisë shqiptare,
Eshte partia e vlerave euro-atlantike është partia e Shqipërisë pluraliste është partia e rinisë europiane shqiptare.

Në këtë datë të shënuar të pervjetorit te themelimit,
Pesha e ngjarjeve që kemi përjetuar ka lënë gjurmë tek ne!

Ngjarje me ngarkesa dhe sfida të mëdha per te gjithe ne ketu,
Por që në peshoren e kohës janë vetëm nje çast;
Vetëm nje çast ne historine tone 33 vjeçare si demokrate.
Vetëm nje çast ne historine tone 33 vjeçare si njerez te lire,
Vetëm nje çast në historinë tone 33 vjecare si pro-perendimore.
Vetem nje çast ne historine tone qindra-vjecare si shqiptare patriote qe mbi Shqiperine nuk vendosim asgje dhe askënd!

PO, ne kemi bere zgjedhjen tone:
NE KEMI ZGJEDHUR SHQIPERINE!
NDAJ SOT, NE 33 VJETORIN E SAJ, NE DEKLAROJME ME KOKEN LART PRA CDOKUJT QË PYET: E KUJT ESHTE PARTIA DEMOKRATIKE?
Partia Demokratike ESHTE E SHQIPERISE!!

Çdo gjë që bëjmë si familje politike, cdo objektiv qe i vendosimvetes, cdo qellim qe duam te realizojme: eshte per Shqiperine dhe per shqiptaret. Eshte per te miren e tyre dhe te familjeve te tyre!
Sot ju themi shqiptarëve se po përfundojmë programin tonë qe ta çlirojmë dhe ta forcojmë ekonominë tonë, që t’ju japim më shumë mundësi për punësim
qe ta rrisim mireqenien tuaj personale dhe familjare
qe te krijojme kushte per ta mbajtur ketu rinine tone te talentuar!

Keto nuk jane premtime te medha: keto jane PLANET TONA KONKRETE!
NE DUAM TI BEJME ATO REALITET PER JU!
NE E DIME SHUME MIRE SESI ATO BEHEN REALITET!