Kodi Zgjedhor do të ndryshojë sërish edhe pse jemi 4 muaj larg zhvillimit të votimeve. PS dhe PD kanë rënë dakord që numërimin e fletëve të zgjedhjeve të emigrantëve ta bëjnë anëtarët e propozuar prej tyre, ndërsa pagesa për dërgesën dhe kthimin e fletëve me postë të merret përsipër nga KQZ.PS dhe PD e kanë nisur punën në këtë sesion të fundit parlamentar me kompromis. Në seancë do të kërkohet ndryshimi në 11 pika.
Së pari palët bien dakord shpenzimet e dërgimit të fletëve të votimit tek emigrantët të paguhen nga KQZ. Më tej është dakordësuar që me mbërritjen në KQZ të fletës së votimit nga jashtë, ato shënohen në regjistrin e posaccëm dhe ndahen në kutitë sipas qarkut ku emigranti ka qenë para largimit nga vendi
Procesi i numërimit, thuhet në dokument, fillon në të njëjtin moment me kutinë e parë me fletë votimi të zonës zgjedhore përkatëse.
Por pas kundërshtimeve në KQZ grupet e numërimit nuk do jenë të depolitizuara.
Komisioni i administrimit do të përbëhet nga 4 anëtarë dhe sekretari por PS dhe PD kanë marrë të drejtën të propozojnë nga dy anëtarë.
Sekretari i komisionit emërohet mbi bazë të aplikimeve të lira dhe duhet të jetë me profesion jurist. Ndërsa numërimi do të ketë dy anëtarë një PS dhe një PD, ose e përcaktuar si forca më e madhe në mazhorancë dhe ajo në opozitë.
Ndërkaq partitë do të kenë të drejtë të regjistrohen për të marrë pjesë në votime të paktën 75 ditë para datës së votimeve nga 70 që ishte më parë, i njëjti afat vlen dhe për kandidatët e pavarur.
5 ditë kohë më pak do të kenë edhe për t’u regjistruar koalicionet deri në 11 mars forcat që do të jenë në garë duhet të kenë paraqitur listën e kandidatëve, qoftë atë të mbyllur apo dhe ata që do të jenë në konkurrim të hapur.
Afati më parë për këtë pikë ishte 21 marsi. Palët kanë rënë dakord të rishikojnë dhe afatet kur KQZ u kthen për rishikim dokumenteve. Megjithatë palët do të ballafaqohen në komisionet parlamentare për të vijuar më tej në seancë.