Ka pasur debate të forta në Komisionin e Sigurisë, për shkak se opozita ka kërkuar që seanca me drejtuesen e SHISH Vlora Hyseni të zhvillohet me dyer të hapura, dhe praninë e medias. Me shumicë votash mazhoranca ka vendosur që mbledhja të bëhet e mbyllur, dhe në të të jenë të pranishëm vetëm persona që kanë certifikatë sigurie.
Debatet më të forta janë zhvilluar mes drejtuesit të komisionit Nasip Naço, dhe deputetit të PD-së Ervin Salianji.
Pjesë nga debati:
Naço: Ti kujton se po më lëviz ndonjë qepikë mua
Salianji: Nuk ke për të bërë mbledhje
Naço: 5 minuta pushim, seanca do të vazhdojë vetëm me ata që kanë çertifikatë sigurie