I ftohti dhe flokët e dëborës nuk i ka penguar demokratët e Kukësit të marrin rrugën që në orët e para të mëngjesit për t’iu drejtuar kutive të votimit për shkarkimin e kryetarit të Partisë Lulzim Basha.
Ata thonë se te Sali Berisha shohin shpresë jo vetëm për demokratët por mbi të gjitha për rininë e Kukësit që ka braktisur vendin.
“Për mua si Adem dhe ne të persekutuarve dhe të pushkatuarve nga regjimi i Enver Hoxhës sot është një simbolikë shumë e mirë, ringritja e PD, themelimi i PD. Shpresa e vetme është Sali Berisha. Lulzim Bashës ja dhamë mundësinë, kam ecur për të në protesta ku i ka thirrur. Sot vuloset shkarkimi i tij. Anëtarësia e PD është me Sali Berishën, e vetmja shpresë jo vetëm për ne po për të gjithë, edhe për të rintë që të mnos ikin. Rinia e Kukësit po ikën krejt. Imagjinoni një plak 75-vjeçar ngjall shpresa. Rroftë Sali Berisha dhe PD”.