Qyteti i Elbasanit vijon të mbetet një nga qytetet e frekuentura nga turistët të cilët janë të apasionuar pas historisë dhe kulturës. Të shumtë kanë qenë ata që ketë verë kanë ardhur nga çdo cep i botës për tu njohur mr traditën dhe historinë e Elbasanit. E siç pritej interesi kryesor i vizitorëve shkon për kryesisht për objektet e kultit dhe padyshim për kalanë e qytetit.
Hoxha i xhamisë Mbret, Gëzim Karaj thotë se vitet e fundit interesi i turistëve për ta vizituar këtë objekt është shumë i lartë.
.
Për shkak se Elbasanit ofron kryesisht turizëm ditor , vizitorët nuk shihen nga ana e bizneseve lokale si një mundesi per të nxjerrë të ardhura ndaj shpesh herë është kërkuar edhe mbeshtetje për hapjen e alternativave të reja në mënyrë që turizmi të jetë edhe fitimprurës./Egnatia news