Kreu i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit të Partisë Demokratike theksoi se do të kërkojnë në Kuvend faljen e të gjitha gjobave dhe kamatëvonesave për energjinë elektrike, për të gjitha shtresat në nevojë dhe bizneset e vogla.

Ai e quajti “ligji i blofit”, ligjin e propozuar nga PS për faljen e gjobave.

Berisha: Siç e shihni, narkoqeveria është angazhuar e tëra në përdorimin e shtetit elektoral për qëllime elektorale. Me një procedurë mashtruese, të paligjshme, radhën e kaluar donin të kalonin ligjin e blofit.

Ligji i blofit ishte ligji i faljes së gjobave që nuk janë gjoba sepse asnjë gjobë e vendosur mbi atë nen të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, jo vetëm që nuk mund të kërkohet, por detyrohet shteti, dhe i garantoj ata që i kanë paguar se qeveria e PD do t’i rikthejë ato gjoba. Përderisa gjykata e ka gjetur antikushtetues nenin, qindarkë për qindarkë, kushdo që paguar gjobë mbi atë nen, do marrë gjobën mbrapsht.

Së dyti, Gazi ka përgatitur një amendament dhe është dorëzuar në parlament, ne do kërkojmë faljen e të gjitha gjobave dhe kamatë vonesave që ekzistojnë për energjinë elektrike, për të gjitha shtresat në nevojë dhe bizneset e vogla pa përjashtim. Është një vendim, ju e patë se për çfarë i përdor OSSH dhe KESH paratë, i ndajnë njëri me tjetrin, në një kohë që atyre që nuk kanë realisht për të paguar, u presin dritat, i arrestojnë dhe e përdorin si një mjet dhune dhe presioni ndaj tyre.

Kjo përputhet plotësisht me angazhimin tonë që në 100 ditët e para do përcaktohet kuadri ligjor i çmimeve të energjisë elektrike në përputhje me rrogat dhe pensionet. Nuk mund të paguajë kurrë një rrogëulët apo qoftë edhe rrogëmesëm sa paguan rrogëlarti apo ai që merr 5 mijë dhe 10 mijë euro në muaj. Nuk ndodh kjo. Ndaj edhe atij do i garantohet minimumi bazë i energjisë për funksionimin e familjes.

Mos harroni se e kemi pasur dhe e kemi pasur me Bankën Botërore, fashoja në të cilën paguhej me 7 lekë energjia përfshinte shumicën dërrmuese të familjarëve në Shqipëri. Por kjo do jetë edhe më e ulët.

Do t’u proporcionohet se ju e patë, u merren 3 pensione me TVSH-në e ushqimeve dhe gjërave të tjera bazë. 2 pensione u merren më ujë, drita dhe këto shpenzimet, jo, nuk mundet kjo. Kjo do marrë fund.

Ndaj dhe ne e propozojmë nesër dhe e bëjmë këtë për të dërguar një mesazh të qartë për shqiptarët se e kemi detyrim ndaj jush në 100 ditët e para të qeverisjes tonë për ta shndërruar në ligj.

Në mënyrë antiligjore, sjellin tani ligjin e përdorimit të drogës në parlament. De facto i përdorimit të drogës, kështu është i mbuluar me substancat psikotrope.

Ne, atë ligj do e kundërshtojmë me forcën më të madhe.

Të studiohet dhe të gjejmë ligjet më serioze të mënyrës së përdorimit farmaceutik të kanabiolit.

Të identifikojmë vendet dhe praktikat, nuk e kam parasysh por edhe mund të jetë se si produkt farmaceutik mund të ekzistojë, por në tërësi në mënyrë absolute studimi i vjetshëm më i gjëri i bëri nga Universiteti i Harvardit, i akuzon produktet e kanabisit që janë mbi 50, të cilat thotë studimi mund të kenë efekte shumë negative.

Midis të tjerash është gjetur se ka katërfishuar skizofreninë. Studim shumë serioz danez. Ku është droga, është krimi. Ky tani, në vend që të bëjë një diskutim, në vend se të thërrasë mjekët, etj, e marrin dhe e kalojnë si kaçakë në parlament dhe duan ta fusin nesër me urgjencë që të votohet.

Si mundet? Po këta nuk kanë asnjë lloj standardi. E thotë Bibla, njerëz pa cilësi. Do përdorim këta termin e Biblës për ta, njerëz pa cilësi, etiketimi më i saktë, në pamje të parë më i njerëzishëm, por në fakt më shkatërrimtar.

Top Channel