Zëdhënësja e ushtrisë izraelite, Effie Defrin, ndërpreu një deklaratë televizive “për shkak të një sulmi të afërt iranian”.

“Transmetimi i drejtpërdrejtë i deklaratës së Gjeneral Brigade Defrin u ndërpre për shkak të një sulmi të afërt iranian në Izraelin qendror”, tha një zyrtar izraelit, pasi ushtria u urdhëroi izraelitëve të qëndronin pranë strehimoreve dhe të shmangnin tubimet në pritje të një përgjigjeje iraniane.

Live

Ushtria izraelite raportoi se Irani ka lëshuar raketa drejt Izraelit. Sistemi mbrojtës është në funksion. IDF paralajmëron popullsinë të qëndrojë në strehimore.

“I gjithë Izraeli është nën zjarr” nga predhat iraniane, thanë Forcat e Mbrojtjes të Izraelit në X.

(BalkanWeb)