Reali i Madridit ka arritur fitoren e parë në Kupën e Botës për Klube, duke mundur skuadrën e Pachucas me rezultatin 3-1, e cila rezulton dhe fitorja e parë e Xabi Alonsos në krye të “Los Blancos”.

Sfida nisi mjaft keq për 15-herë kampionët e Europës, të cilët humbën mbrojtësin Asencio që në minutën e 7’ pasi u ndëshkua me një karton të kuq.

Gjithsesi, presioni nuk ishte në këmbët e tyre, pasi në minutën e 35’, Bellingham gjeti rrugën e rrjetës, ndërsa 8 minuta më vonë ishte Guler ai që dyfishoi shifrat.

Meksikanët u munduan të reagonin, por në të 70’, Valverde i dha goditjen përfundimtare.

Gjithsesi, pas 10 minutash, Montiel realizoi golin e nderit për Pachucan.

Kështu Reali shkon në kuotën e katër pikëve dhe hedh një hap drejt kualifikimit në fazën tjetër.

REZULTATI:

REAL MADRID 3-1 PACHUCA

Bellingham 35’, Guler 43’, Valverde 70’ / Montiel 80’