Ishte padyshim një performancë që linte për të dëshiruar.

Pasi siguruan barazimin 2-2 në transfertën islandeze pritej që “Kuqeblutë” e Vllaznisë të arrinin një fitore të madhe në “Loro Boriçi” përballë “Vikingëve” të Valur, mirëpo ka ndodhur totalisht e kundërta.

Miqtë islandezë arritën të shënonin plot 4 gola, me Sigurdsson, Tryggvason, Pedersen e Haraldsson, që tundën rrjetën e shkodranëve në minutat 13′,16′,36′ e 67′.

Falë kësaj humbjeje djemtë e Thomas Brdaric bëhen ekipi i tretë shqiptar që myll përfundimisht aventurën evropiane këtë sezon, pas “Bardhebluve” të Tiranës dhe Shkëndijës së Tetovës. /i.m /abcnews.al