Shqipëria U21 ka pësuar një disfatë të thellë 4-0 ndaj Bullgari U21, në një ndeshje miqësore. Në Bullgari nuk pati shumë histori, me vendasit që shënuan shumë shpejt.

Goli i parë erdhi nga Shopov pas dy minutash, ndërkaq mbrojtja vërtetoi që nuk është në ditën e saj, që në minutën e katërt, kur dyfishon Petrov. Të besuarit e Alban Bushit humbasin ekulibrat,  teksa pësojnë edhe golin e 3-të.

Gruev gjen mirë rrjetën, duke dërguar topin pas shpinës së portierit. Bullgarët e nisin me të njëjtin ritëm pjesën e dytë dhe kërkojnë me ngulm të “tundin rrjetën” përsëri.

Në minutën e 67-të, Nikolov shndërron në gol një penallti, duke e ekzekutuar në mënyrë mjeshtërore. Djemtë tanë përpiqen të lënë gjurmë në këtë 90 minuëtsh, duke bërë golin e nderit, por nuk ia dalin dot.

Shqipëria U21 do përballet me Çekinë pas pak ditësh, në kuadër të Kualifikueseve të Euro 2023. Kuqezinjtë e vegjël do kërkojnë të hedhin pas shpine këtë humbje,  që lë pas një shije të hidhur.