Kumari mund të jetë një aktivitet i këndshëm për disa, por për ata që janë të fiksuar pas lojërave të fatit me rrezikun e humbjes së pasurisë së tyre, ekziston një rrezik serioz i varësisë.
“Në trurin tonë, qendrat e përfshira në varësinë ndaj lojërave të fatit janë saktësisht të njëjta me ato të varësisë ndaj drogës”, shpjegon Dr. Asim Shah, profesor i psikologjisë dhe shkencave të sjelljes në Kolegjin e Mjekësisë Baylor.
Simptomat paralajmëruese janë të ngjashme me ato të çdo varësie tjetër, shpjegoi Dr. Shah në një njoftim për shtyp të Universitetit.
Bixhozi aktivizon qendrën e shpërblimit të trurit duke shkaktuar një dëshirë për më shumë lojëra dhe më të rrezikshme.