Ekspertët gjithashtu këshillojnë shmangien e ujitjes kur dielli është në pikun e vet.
Temperaturat e nxehta janë ulur këmbëkryq në vendin tonë duke nxjerrë në pah nevojën jetësore për hidratim të vazhdueshëm.
Të njëjtat nevoja për freski dhe ujë mund të kenë edhe bimët tuaja të preferuara.
Ekspertët e AgroWeb.org kanë përpiluar një listë këshillash të nevojshme për garantimin e shëndetit të bimëve tuaja shtëpiake dhe për përballimin e të nxehtit të verës.
Kur Duhen Ujitur Bimët Në Verë?
Disa ekspertë janë të mendimit se ujitja gjatë natës është më e mirë sepse u jep kohë bimëve që të përthithin ujin përpara se të shpërthejë vapa.
Megjithatë, një gjë e tillë ka rrezik të sëmurë gjethet që mbeten të lagura gjatë natës.
Ujitja e mëngjesit nga ana tjetër përthan gjethet shumë me shpejt dhe i jep ujit më pak kohë të arrijë rrënjët e bimës përpara se të godasë vapa.
Sipas ekspertëve të AgroWeb.org, ujitja në mbrëmje, pra pa perënduar plotësisht dielli, është koha më e mirë për të ujitur bimët.
Në darkë, ujitja do i bëjë gjethet më delikate dhe të prirura ndaj mykut.
Ndërkohë, ujitja pa perënduar dielli, u jep bimëve kohën e duhur për përthithjen e ujit dhe tharjen e nevojshme përpara natës.
Ekspertët gjithashtu këshillojnë shmangien e ujitjes kur dielli është në pikun e vet.
Kjo këshillë është e udhës për shkak se uji mund të avullojë shumë shpejt pa arritur në pikat e nevojshme të bimës.
Kur vjen puna tek sasia e ujit, ekspertët këshillojnë që uji duhet të arrijë rrënjët e bimës por të mos e përmbysë sipërfaqen e vazos.
Idealja është që të fusni një gisht brenda në dhe për të përcaktuar lagështinë dhe nevojën e mëtejshme për ujë.
Kur të ujisni bimën tuaj të preferuar shmangni gjethet dhe mbi të gjitha mos e teproni.
Ujitja e bollshme mund të zverdhë gjethet, të pengojë rritjen e bimës dhe të myk rrënjët./AgroWeb.org