Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se beson se Marrëveshja bazë mes Kosovës dhe Serbisë është një avancim drejt njohjes së ndërsjellë mes dy shteteve.
“Besojmë se normalizimi i plotë i marrëdhënieve kërkon një njohje të ndërsjellë në qendër të marrëveshjes, si dhe respektim për të drejtat e minoriteteve në të dy shtetet”, tha ai në një video-mesazh të dërguar në edicionin e 11-të të Forumit të Mannheimit, organizuar nga iniciativa e studentëve të Universitetit Mannheim në Gjermani, i cili u publikua nga Qeveria e Kosovës më 12 mars.
Më 27 shkurt në Bruksel, palët u pajtuan për propozimin e BE-së, të titulluar “Marrëveshje drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”.
Kurti deklaroi pas takimit se ai ishte i gatshëm të nënshkruante këtë marrëveshje menjëherë, por presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk ishte i gatshëm.