Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti në një intërvistë për “Uashingon post”, është shprehur se Moska do që ta shohë Kosovën si një dështim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kurti ndër të tjera në këtë intervistë jka folur edhe për përplasjen që ka pasur me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç për trajtimin e minoritarëve.
Presidenti Putin dëshiron ta kthejë Kosovën në një shtet të dështuar. Pas dështimit të Afganistanit dhe Irakut si shprehje të ndërhyrjeve të SHBA-së dhe NATO-s, ka mbetur vetëm Kosova. Mbrojtja e Kosovës është shumë e rëndësishme” tha Kurti.
“Deklarata e paqes e propozuar nga Kosova në vitin 2021 u refuzua nga presideni serb Aleksandar Vuçic, bashkë me një plan për të mbrojtur reciprokisht të drejtat e pakicave brenda vendeve tona. Në vend të kësaj, autoritetet serbe filluan t’i heqin shqiptarët në Serbinë jugore nga listat e votuesve” tha Kurti ndër të tjera. Kurti deklaroi se e vetmja mëyrë për të arritur një marrëveshje mes dy palëve eshte njohja recipoke.