Prokuroria Speciale e ka ftuar sërish kryeministrin Albin Kurti, në cilësinë e dëshmitarit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Kjo është ftesa e dytë që Prokuroria e ka përcjellur në adresë të Kurtit.“Kabineti i kryeministrit i është përgjigjur kësaj ftese duke ritheksuar gatishmërinë e kryeministrit që t’i mirëpres prokurorët në zyrën e tij për intervistim. Për këtë kemi propozuar tre orare të takimit. Një për sot, dhe dy orare tjera për javën tjetër”, ka thënë Kryeziu.
Ai ka thënë se presin përgjigje pozitive “meqë sipas praktikës kjo nuk do të ishte hera e parë që një kryeministër intervistohet brenda zyrës së tij, dhe i mirëpresim në kryeministri”. Në fillim të kësaj jave, Kurti nuk u paraqit në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit, me arsyetimin se është jashtë vendit./kosovapress