Big Brother po rikthehet në tetor dhe moderatorja e këtij programi do të jetë Arbana Osmani. Që në momentin që u përfol se ky “reality show” do të kthehej në ekran nisën aludimet e shumta se kush mund të jenë personazhet e përzgjedhur për të marrë pjesë, por asnjë emër akoma nuk është konfirmuar.
Së fundmi, stafi i “Big Brother VIP” ka zgjedhur një mënyrë interesante për të zbuluar konkurrentin e parë.
Përmes një postimi në InstaStory, Arbana Osmani ka treguar se emri i konkurrentit të parë të “BB VIP” do të zbulohet në faqen zyrtare të “Big Brother”, në një postim që do të qëndrojë aktiv vetëm një orë.
“Konkurrenti i parë i BB VIP do të zbulohet në një postim që do të qëndrojë aktiv vetëm një orë”, ka shkruar moderatorja.