Deputeti i PD-së Luçiano Boçi është i pranishëm në Kuvendin e sotëm të kësaj force politike, të kërkuar nga delegatët dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Boçi është treguar teknik në përgjigjet e tij për pyetjet e bëra nga Fax news, dhe nuk dha një përgjigje se cili do të jetë në karrigen e kryetari pas betejës mes dy Kuvendeve.

“Është Kuvendi i datës 11, do të jenë ndryshimet statutore që do të miratohen këtu ato që përcaktojnë atë që do të ndodhë më tej brenda partisë. Sipas kërkesës së delegatëve do të vazhdohet më tej me procedurat statutore.

Së pari gëzuar festën e themelimit të PD-së, e cila është një aset i rëndësishëm publik. Është një datë e shënuar, dhe do të ishte mirë që dhe të tjerët të ishin duke festuar me ne. Ne jemi pjesë e selisë së PD, skenarët e përhapura, jo hyrje të dhunshme, janë gjëra që nuk ndodhin, civilizimi shihet këtu, askush nuk do të hyjë me dhunë në PD.

Unë kam një interpretim tjetër nga zoti Basha për statutin, nëse 1/4 e delegatëve firmos pro Kuvendit, ai duhet të mblidhet. Do të respektohet statuti i Partisë Demokratike”, u shpreh Boçi gjatë fjalës së tij.