Nga Erion Murataj!

Mbase do të vij një ditë që jo Sazanin por dhe brekët do mund ti shesin të paburrat!

E s’ka më asnjë dyshim që në peshoren e amoraliteti për mua e për këdo që nuk është i tredhur ata vlejnë njëlloj.

E vërteta! Në 33 vite veç pseudo demokracisë “ATA” zhbën moralin e vranë atdhedashurinë, shthurën familjen dhe shoqërinë dhe vranë shpresën dhe dëshirën e rinisë për punën. E sot kur më e lehtë për rininë është skllavërimi rrugëve të Europës sesa mbajtja e një tufë delesh apo punimit të tokës.

Sot kur vlen më shumë fundshpina në Tik tok sesa fytyra dhe morali . S’do mend se disa do jenë poshtë ballkonit e të tjerë të rreshti i ç’nderimit të atyre që bën 7501 duke thërrmuar pa lindur bazën e demokracisë që është prona .

S’do mend që do që do ishin poshtë ballkonit apo tek rreshti i ç’nderimit kur në vend të vlerave dhe moralit që trashëguam do kishim mikun e Aleks Sorros apo Gaz Bardhin që të dy tifoz të shoqatës shumëngjyrshe ku baba dhe nëna duhet të quhen prindi 1 dhe 2 sipas tyre. Sazani apo çdo pasuri tjetër e shqiptarëve nuk vlen asnjë grosh përball përdhunimit të turpshëm që lejuam ti bëheshin vlerave dhe moralit tonë kombëtar të trashëguar brez pas brezi . Sot po vuajmë vetëm episodin e parë të asaj që brohëritëm .

Mos u çirrni pra për Sazanin kur heshtët kur ju lanë pa prona , kur shthurën rininë e shoqërinë . Është koha për modele kontemporane që ca prapanik si unë nuk i pranojnë sepse kanë ende seder e nder.

Të rrinë të qetë shumëngjyrshat pas Sazanit ku derdhën gjak e djersë të parët do të vij koha të shesin dhe brekët . Lufta më e tmershme qenka ajo e zhbërjes së diçkaje për të cilën ke derdhur djersë dhe gjak.

Do ti rimeritojmë një ditë uratat e të parëve atëher kur kjo tokë të pjellë sërisht BURRA !