Madonna tregoi një mavijosje të madhe në kofshën e saj, teksa pozoi me një palë sytjena të zezë teksa përditësoi fansat e saj me të tjera fotografi në Instagram të mërkurën.
Këngëtarja e hitit “Like A Virgin”, 63 vjeçe, e cila kishte veshur të brendshmet gjysmë të tejdukshme, shfaqi një mavijosje me pamje të dhimbshme teksa ia ktheu këmbën kamerës në foto të ndryshme.
Në galerinë e imazheve, Madonna përfshiu një pamje nga afër që tregonte dekoltenë e saj teksa me një sërë bizhuterish të varura rreth qafës, shkruan DailyMail.

Madonna nuk tregoi se si e pësoi dëmtimin e këmbës edhe pse në mënyrë sfiduese deklaroi në mbishkrimin e saj se jeta e kishte rrahur.
“Jeta më ka rrahur! A mendoni se unë jam një dreq”, shkroi ajo ndër të tjerash në mbishkrimin e fotografisë.

Në një pamje nga afër të mavijosjes, Madonna ishte shtrirë në një divan, me këmbën e lënduar përballë kamerës.
Ajo kishte veshur geta të zeza, të brendshme me dantella dhe një mantel të mëndafshtë të markës “Versace” të lidhur në belin e saj të hollë.

Mbretëresha e muzikës pop kishte vënë gjithashtu syze dielli dhe disa gjerdanë verbues.
Një nga imazhet tregonte Madonën duke ngritur këmbët e saj, ndërsa një tjetër e shfaqte atë të ulur në një tualet me shpinën e kthyer nga kamera.
Ajo gjithashtu u shtri në një shtrat me njërën këmbë të ngritur lart në ajër, teksa bëri një shprehje të ashpër të fytyrës drejt kamerës.
