Konkretisht mësohet se të arrestuarit janë shtetasit Arben Spahiu dhe Arsen Peçi, të cilët janë arrestuar në Elbasan pas dyshimeve se mjeti i sekuestruar i përket këtyre shtetasve
Ndërkaq Arben Spahiu është vëllai i Arjan Spahiut, që u vra në Belgjikë mbrëmjen e 27-nëntorit 2020 në Bruksel, ku autor i kësaj ngjarje dyshohet se është Mikel Kamami alias “Keli i Kicit”.
Preçi u arrestua nga policia si i dyshuar për atentatin e dështuar në Elbasan. Shtëpia e tij ndodhej vetëm 20 metra larg vendit ku u gjet makina BMW X6, brenda së cilës u gjetën 3 kallashnikovë dhe 2 bidona benzine.