Erion Murataj PSD

Ditën e djeshme, “Big Brother Radio” erdhi në valët e radios më të dëgjuar Top Albania Radio, për herë të fundit për këtë edicion.

Katër finalistët u gjendën para dy moderatoreve shumë të talentuara, Elona Duro dhe Jonida Aliçkollit.

Në pjesën e fundit të emisionit, biseda u zhvillua mes Elonës dhe Gjesti, ku banori shprehu ndjenjat e tij për Eglin, një mori mendimesh dhe emocionesh të kaluara brenda në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Në një moment gjatë intervistës, moderatorja i rikujtoi Gjestit një deklaratë të tijën ku ai shprehet se disa i kanë ngulur thikën pas shpine, të gjithë jemi kuriozë të dimë se kush janë.

“Një njeri kur ta rreh krahun, dhe në fund nuk e ka pasur me sinqeritet dhe u kthye kundër meje, atëherë është thikë pas shpine për mua. Ajo është Rozana Radi që e ka bërë, unë kam qenë i sinqertë me të.

Por kur kam parë një tendencë që ka ardhur të më shtijë në grackë me bërë gjeste, atëherë edhe unë e kam pranuar, hajde. A po do ti që të prishësh raportin shoqëror siç unë kam qenë i sinqertë me ty, hajde, po nuk bën mirë”, tha këngëtari.