Është ekzektuar mbrëmjen e sotme Bardhok Plana, i njohur si ‘Kumbari’ i Shkodrës.

Por kush është Bardhok Planaj? I njohur si ‘kumbari’ i Shkodrës më datë 03.12.2018 ai u arrestua me akuzat e pastrimit të parave, falsifikimit dhe ndërtimit të paligjshëm, ndërkohë që iu sekuestrua një pallat 10 katësh me vlerën 2 milionë euro, por edhe disa makina luksoze.

Gjashtë vite më parë Pllanaj trazoi politikën pasi opozita akuzoi maxhorancën se biznesmeni i cili kërkohej nga policia si i dyshuar për transportimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike drejt Italisë, operacioni i koduar “Laguna e Vilunit”, ishte fshehur në makinën e ish-deputetit Mark Frroku.

Bardhok Pllanaj qëndroi vetëm pak ditë në burg pas arrestimit ne dhjetor te 2018, pasi gjykata e ndryshoi masën e sigurisë pas komplikacioneve në zemër.

vijon…

Faxweb.al