Detaje të reja janë bërë me dije për shtetasin të cilit iu konfiskuan pasuri me vlerë 3 milionë euro nga policia e Elbasanit. Bëhet fjalë për Emiljano Shegën, i cili ka qenë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit

Atij i është dërguar formulari i pasurisë në vitin 2020, ndërsa në vitin 2010 është arrestuar si pjesë e një grupi kriminal qe trafikonte ne Mbreterine e Bashkuar lëndë narkotike me vlerë 10 milion paund. Shega atë kohë u akuzua dhe u dënua nga gjykatat britanike pasi së bashku me gjashtë shtetas shqiptarë dhe tre britanik

Pasuritë e sekuestruara janë pjesë toke (kullotë) me sipërfaqe 45 000 m2, në fshatin Gjilek, Himarë; 1 apartament me sipërfaqe 130 m2, në Tiranë; 2 garazhe me sipërfaqe 230 m2, në Tiranë; 1 vile dykatëshe me sipërfaqe 500 m2, në Peqin; 1 apartament me sipërfaqe 111 m2, në Kryevidh, Kavajë.