ELBASAN– Policia shkoi në një banesë në fshatin Dëshiran të Belshit për të arrestuar të shumëkërkuarin Talo Çela, por aty gjetën një arsenal armësh. Veç armëve, efektivët zbuluan një sasi të madhe parash dhe një sasi lëndësh narkotike në shtëpinë e A.Bezatit, i cili u arrestua pak ditë më parë në këtë fshat.

Më herët, policia kishte vënë nën përgjim edhe V.Deliun nga i njëjti fshat me qëllim kapjen e bisedave të tij me Bezatin dhe Talo Çelën, por sërish nuk u zbulua gjë. Megjithatë, mësohet nga burime ekskluzive se përpos parave të sekuestruara nga policia, një shumë prej 100 mijë paundësh janë larguar nga banesa përpara se policia të mbërrinte aty.

Dyshohet se sasia e parave është hequr nga një punonjës i policisë. Aktualisht, nga burime ekskluzive rezulton se AMP ka nisur zyrtarisht edhe një procedim penal ndaj punonjësit në fjalë. Kontrollet në banesën e A.Bezatit u bënë nga punonjës të policisë së postës, rajoni i policisë që varet nga Komisariati i Policisë Cërrik.Pra, jo vetëm që operacioni u dekonspirua dhe nuk u gjetën gjurmë të Talo Çelës, por janë larguar nga banesa dhe një shumë parash para se të mbërrinte policia.

ABC