Elbenita Kajtazi, sopranoja që gjatë muajit qershor u bë këngëtarja e parë nga Kosova që mori pjesë në kompeticionin e operës dhe të këngës “BBC Cardiff Singer of the World”.
Bëri jehonë të madhe paraqitja e saj në këtë garë në Britani, me një program prej 15 pjesëve në tetë gjuhë të ndryshme, përfshirë edhe gjuhën shqipe. Në një bisedë me Zërin e Amerikës, sopranoja Kajtazi, ka thënë se pjesëmarrja në këtë garë ku arriti deri në finale, ishte ndër synimet e saj prej një kohe të gjatë.
“Cardif singer of the World e njoh si garë që prej dhjetë vjetësh dhe gjithmonë e kam pasur synim, por gjithmonë kam hezituar duke thënë se është shumë vështirë dhe nuk mund t’ia dal. Por kësaj here meqë pata më shumë kohë vendosa të marrë pjesë dhe aplikacioni im u përzgjedh, kanë kaluar tri faza derisa janë përzgjedhur 16 persona të shkojnë atje sepse ka pasur diku rreth 600 aplikacione.
BBC Cardiff Singer of the World” mbahet çdo të dytin vit. Për shkak të pandemisë COVID-19, edicioni i këtij viti u mbajt pa publik.
icon style