Ushtria e Ukrainës ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook mëngjesin e së shtunës se ka vrarë një tjetër drejtues të lartë të ushtrisë ruse në betejë.
Në postim thuhet se Andrei Mordvichev, gjeneral-lejtnantin, ka mbetur i vdekur pas shkëmbimit të zjarrit me forcat ukrainase. Në rast se vdekja e tij konfirmohet, ai do të ishte gjenerali i pestë që vritet në këto javë luftimesh në Ukrainë.
Në përditësim thuhet gjithashtu se vija e frontit të luftës nuk kishte ndryshuar ndjeshëm në 24 orët e fundit. Trupat e Ukrainës kishin arritur të shkatërronin disa kolona me personel ushtarak rus në rajonet Mykolaiv dhe Sumy.
Kievi vijon që të mbetet i pa pushtuar, me ukrainasit që qëndrojnë në disa pika kyçe të qytetit, tashmë prej 3 javësh në pritje të armiqve, të cilët duken se po pësojnë humbje të mëdha në terren.
Një pretendim i ngritur nga Ukraina, është ajo se Rusia nuk po i tërheq nga fronti trupat e ushtarëve të vrarë, me gjasa për të mos i numëruar si humbje në front.
(E.K/Faxweb.al)