Ylli francez i televizionit Igor Bogdanov , i njohur për personalitetin dhe pamjen e tij ekscentrike, ndërroi jetë gjashtë ditë pas vëllait binjak Grichka.
Sipas mediave franceze të dy vëllezërit kanë vdekur nga ndërlikimet e koronavirusit, por kjo nuk është konfirmuar nga familjarët e tyre.
Familja e Igor Bogdanov ka lëshuar një deklaratë përmes agjendit të tyre ku thuhet se 72-vjeçari ndërroi jetë më 3 janar, i rrethuar nga fëmijët dhe të afërmit e tij.
Bogdanov ishte i divorcuar dhe kishte gjashtë fëmijë. Sipas New York Post, Grichka Bogdanov u shtrua në spital më 18 dhjetor për shkak se ishte i infektuar me koronavirus dhe vdiq 10 ditë më vonë, më 28 dhjetor.
Në Francën dy vëllezërit ishin të famshëm si yje televizivë.
Në vitet 1980, Igor dhe Grichka luajtën bashkë në serialin e njohur fantastiko-shkencor “Temps X” dhe shfaqje të tjera me tematikë fantastiko-shkencore, si “Rayons X”.
Igor kishte një doktoraturë në fizikën teorike nga Universiteti i Burgundisë dhe ka qenë në qendër të një polemike në komunitetin shkencor për shkak të studimeve të botuara nga vëllezërit në fillim të viteve 2000 por që shumë shkencëtarë i quajtën këto studime mashtrime.
Sipas British Sun , të dy vëllezërit mohuan kategorikisht se tiparet e çuditshme dhe të tepërta të fytyrës së tyre ishin rezultat i operacioneve plastike dhe këmbëngulën se ato ishin natyrale.
Miqtë e ngushtë që folën për Le Monde thanë se binjakët ishin të pavaksinuar.
“Grichka, ashtu si Igori, nuk ishin vaksinuar. Ata mendonin se ishin në formë dhe besonin se vaksina do t’i vinte në rrezik. Ata nuk ishin kurrë të sëmurë” i tha gazetës Luke Ferry, një profesor filozofie dhe ish-ministër i arsimit.