Kuvendit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha i janë bashkuar një sërë emrash që i janë bashkuar Partisë Demokratike, përfshirë themelues të kësaj force politike dhe deputetë aktualë të Kuvendit.
Në fotot e LSA shihen të pranishëm në stadium figura të njohura si Bujar Nishani, Aleksandër Biberaj, Belind Këllici, Agron Shehaj, Arben Ristani, Tritan Shehu apo aktori Julian Deda, por edhe ish-deputete si Liljana Elmazi dhe Mimoza Hajdarmataj.
Fillimisht po verifikohen emrat e delegatëve, që derimë tani janë mbi 4 mijë, të cilët janë të ulur në katin e parë të stadiumit, ndërsa kati i dytë iu është rezervuar mbështetësve.