Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në një dalje për mediat bëri një bilanc të punës në terren të forcave të rendit.
Ai tha se tashmë policia është një partner i besueshëm. Ai tha se deri më tani nuk ka pasur asnjë rast kur një punonjës i policisë të japë dorëheqje, për shkak të rregullores së vendosur, që të gjithë punonjësit me uniforma të largohen nëse kanë folur me SKY apo EncroChat.https://www.youtube.com/embed/QvQo_4K-RhU?feature=oembed
“Procesi i vetëpastrimit të policisë mbetet një nga aspektet kryesore. Sa i takon dorëheqjeve të punonjësve të policisë për shkak të përdorimit të SKY, s’ka të tilla.”, tha ai.