Këto pamje i përkasin liqenit të Komanit, mijëra bidona plastikë notojnë mbi të.
Turistë vendas dhe të huajnë kërkojnë që në liqenin e Komanit të mirëpriten nga bukuria natyrës, por zhgënjehen menjëherë sapo shohin që liqeni mbushet me mbetjet urbane që banorët e zonave përreth i hedhin në përrenj, e të cilat më pas shkarkohen mbi liqen.
Edhe pse ekipe të shumta pune të Korporatës Energjetike Shqiptare çdo javë pastrojnë këto mbetje , përsëri fluksi i mbeturina që hidhen nga banorët e fshatrave është aq i madh sa pothuajse është e pamundur që ato zhukën përgjithmonë.
Përgjatë këtij muaji fluksi i turistëve që marrin tragetin për të vizituar liqenin e Komanit e më pas lumin e Shalës ka qenë tepër i lartë. Vizitorët mahniten nga natyra, dhe çuditen nga ndotja e lartë që krijohet nga vetë banorët e zonës, të cilët në vend që të bashkëpunojnë për një mjedis të pastër, janë ata që duan të shkatërrojnë natyrën e më pas turizimin që sjell jo pak të ardhura ekonomike për ta.
Pastërtia e zonës nuk është detyre vetëm e KESH, por e çdo individi që jeton apo shkel aty. Peisazhi piktoresk i lumit të Shalës, dhe Liqenit të Komanit po shkatërrohet dita ditë nga vetë banorët e zonës. Varkat me turistë lundron mbi mbeturina, pamje kjo e pazakontë për turistët që kërkojnë të gjejnë peisazh të virgjër.
Ndotja me mbetjet plastike në liqenin e Komanit, është shtuar në vitet e fundit, paralelisht edhe me rritjen e numrit të turisteve. Kryesisht mbeturinat vijnë nga fshatrat e Tropojës. Prej javësh problematika e ndotjes së Liqenit të Komanit është bërë një shqetësim, pavarësisht përpjekjeve për pastrimin, situata vijon të mbetet alarmante në kulmin e sezonit turistik.